Vdekja e parë nga koronavirusi në Meksikë

Meksika ka konfirmuar vdekjen e saj të parë në lidhje me koronavirusin, njoftoi ministria e shëndetësisë e vendit në një postim në Twitter.

Pacienti, i cili gjithashtu kishte diabet, filloi të shfaqte simptoma të koronavirusit më 9 mars, sipas ministrisë, transmeton lajmi.net.

Ministria nuk specifikoi se ku vdiq pacienti në Meksikë dhe i shprehu ngushëllimet familjes së pacientit.

Meksika ka 93 raste të koronavirusit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.