Reali e Barcelona interesohen për Alaban

Real Madridi e Barcelona kanë shprehur interesim për transferimin e yllit austriak të Bayern Muenchenit, David Alaba, njofton gazeta gjermane “Bild” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Kontrata e Alabas me Bayernin skadon në verën e vitit 2021. Alaba është në stinorin e tij të 11-të me skuadrën e parë të Bayernit. Bayerni pritet ta shesë austriakun në mënyrë që mos të largohet ai pa dëmshpërblim verën e ardhshme.

Alaba 27-vjeçar ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe asistuar dy tjerë.