Tuna Sejdiu është solidarizuar me ata që puna i thërret në detyrë gjatë kësaj kohe.
Në këtë rast, ajo foli për punëtorët e aeroporteve, e një prej tyre është edhe nëna e saj, për të cilën krenohet pa fund.
Ajo thotë se nëna e saj e kishte edhe një natë të rëndë në punë, ndërsa e quan heroinë.
“COVID-19 Ndaloi shumëçka dhe shumëkënd, pos atyre që puna i gjeti në detyrat më të rënda të njerëzimit sot. Mijëra profesionist po qëndrojnë në vendet e tyre të punës për të dhënë kontributin e vet për njerëzit në mbarë globin. Një prej tyre është nëna ime, çdo ditë në krye të detyrës në aeroportin e Shkupit. Edhe sonte është një natë e rëndë për të. Mam të përqafoj. Ti je heroina ime. Krenohem me ty”, janë fjalët e Tunës.
Për ndryshe, këngëtarja gjatë kësaj kohe ka anuluar të gjitha aktivitetet dhe po qëndron në shtëpi, në mënyrë që ta evitojë infektimin me virusin COVID-19.