CNN: Trump grumbulloi mjaftueshëm delegatë për nominimin nga Partia republikane

Presidenti aktual amerikan, Donald Tramp dje e siguroi mbështetjen nga një numër i mjaftueshëm i delegatëve për t’u veçuar si kandidat i Partisë republikane në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor. Këtë e tregon rinumërimi i televizionit CNN pas zgjedhjeve të djeshme fillestare në shtetet Ilionis dhe Florida.

Tramp fitoi pritshëm në të dy shtetet dhe për momentin e ka mbështetjen e 1.301 delegatëve.

Për nominimin për kandidat nga Partia republikane në kongresin, që do të mbahet prej 24 deri më 27 gusht në qytetin Sharllot, në shtetin federal të Karolinës së Veriut, i nevojiten votat e 1.276 delegatëve nga gjithsej 2.441, të deleguar si rezultat i asambleve të anëtarëve partiak dhe zgjedhjeve preliminare.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, të 59-tat me radhë, do të mbahen më 3 nëntor.