Qeveria britanike është zotuar të mbështesë ekonominë me çdo kusht, përballë pasojave të pandemisë së koronavirusit, duke njoftuar garancitë shtetërore për kreditë e biznesit që arrijnë në 330 miliardë stërlina dhe ndihma që arrijnë në 20 miliardë stërlina.
“Këto masa janë pjesë e një përgjigjeje të koordinuar dhe koherente për një situatë të rëndë dhe evolucionare ekonomike”, tha ministri i Financave, Rishi Sunak, në një konferencë për shtyp.
“Këto janë vetëm hapat e parë. Unë do të paraqes në ditët në vijim fazën tjetër të përgjigjes sonë. Nuk jemi hasur kurrë me një luftë ekonomike si kjo, por jemi të përgatitur”, theksoi ai.