Dua Lipa thyen tjetër rekord me këngën ‘Dont start now’

Tani mund të themi se pushimi gjysmë viti ia ka vlejtur, prej se publikoi këngën ‘Dont start now’, Dua nuk po i ndahet rekordeve.

Emri i saj është gjithmonë në top listat e këngëve, si në Britaninë e Madhe ashtu edhe në SHBA, së fundmi ajo është renditur e para në ‘Billboard Radio Charts’.

Kjo është kënga e parë me të cilën këngëtarja nga Prishtina arrin një sukses të tillë, por nuk do jetë e fundit shpresojmë sepse me albumin e ri ‘Future nostalgia’ prishtinasja premton shumë.