Enca i kthehet ndjekësit: Hera e parë dhe e fundit që flas për babain

Këngëtarja Enca Haxhia së fundmi e ka humbur babain, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht kësaj ajo ka qenë aktive si zakonisht madje shpesh e kemi parë të ekspozuar dhe duke bërë lëvizje provokative.

E pikërisht lidhur me këtë fakt i ka shkruar së fundmi dikush në Instagram dhe këngëtarja është shprehur se askush nuk e di se si ndihet ajo jashtë Instagramit dhe se është hera e fundit që flet lidhur me këtë çështje.

”Hera parë dhe e fundit që flas për këtë temë këtu. Askush nuk e di se çfarë ndodh pas Instagramit, se si i përjetoj unë dhe familja ime gjërat, dhe askujt nuk i intereson dhemb për atë temë më shumë se mua, ndaj me të vërtetë nuk i detyrohem askujt me përgjigje, por meqë më pyetet më shpesh. Jam shumë reale me ju, por gjërat që janë më me vlerë për mua nuk do i trajtoja kurrë si tema Instagrami. Instagrami nuk është jeta ime, është vetëm një pjesë në të.Kam zgjedhur të ndajë gjëra të bukura, artistike këtu dhe kaq”, u shpreh ajo.