Dy pejanë shokë në Gjermani, njëri këshilltar i Ramushit, tjetri i Angela Merkelit!

Granit Shala dhe Besnik Kelmendi janë me prejardhje nga Peja, por të dy jetojnë në Gjermani. Njëri nga Loxha tjetri nga Bllagaja, tani një kohë të gjatë jetojnë në Monchengladbah, respektivisht në Esen.
Ata nuk i bashkon vetëm origjina e përbashkët nga rrethi i Pejës, por edhe shoqëria e fortë, si dhe politika. Graniti është njeri i afërt me Rambon e politikës kosovare, Ramush Haradinaj, kurse Besniku njeri me ndikim në CDU-në e Angela Merkel dhe njeri i afërt i kancelares gjermane. Lajm.Tv i ka intervistuar gjatë qëndrimit në Gjermani.
Graniti ishte kandidat për deputet i Aleancës për Adhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ai është një figurë shumëdimensionale. Tani merret me biznes dhe me politikë, por në të kaluarën ka qenë boksier, duke garuar me nofkën Don Graniti. Goditjet në politikë thotë se padyshim janë më më ulëta dhe më të dhimbshme se goditjet në ringun e boksit.

Sinkron, Granit Shala, ish boksier, tani biznesmen dhe politikan në AAK

Besnik Kelmendi është këshilltar në në qytetin Esen. Ai është vazhdimisht aktiv në organizimet e rëndësishme të partisë gjermane në pushtet, CDU, organizime në të cilat takohet me kancelarin Merkel. Në këto takime, ai ka pasur rastin drejtpërdrejtë të bindet në simpatitë që ka kancelarja Merkel për shqiptarët.

Sinkron, Besnik Kelmendi, politikan shqiptar në CDU-në e kancelares Merkel

Graniti dhe Besniku janë pasqyra e gjeneratës së dytë shqiptare në diasporë, gjeneratë e mirëintegruar në vendin ku jeton, por njëkohësisht gjeneratë që ruan identitetin kombëtar dhe lidhje të fuqishme me vendlindjen.

Sinkron, Granit Shala, ish boksier, tani biznesmen dhe politikan në AAK
Sinkron, Besnik Kelmendi, politikan shqiptar në CDU-në e kancelares Merkel

Situata në Kosovë dhe situata e shqiptarëve në Ballkan, është një temë që i preokupon të dy bashkë. Ata bëjnë edhe krahasime mes politikës në Gjermani dhe perëndim në përgjithësi dhe

Sinkron, Besnik Kelmendi, politikan shqiptar në CDU-në e kancelares Merkel
Sinkron, Granit Shala, ish boksier, tani biznesmen dhe politikan në AAK

Politika, biznesi dhe aktivitetet tjera, nuk pengopjnë Besnik Kelmendin dhe Granit Shalën të jenë aktivë dhe të kontribuojnë në mirëorganizimin e komunitetit shqiptar në Gjermani. Ata janë të palodhshëm në të gjitha manifestimet në diasporë, kurse japin kontributin e tyre për kultivim të raporteve kulturore, ekonomike e politike mes shqiptarëve dhe popullit mik gjerman.