Harron se nuk mund t’ua japë dorën askujt, reagimi epik i Princit Charles

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi kudo në botë, rekomandohet që të ndalohet shtrëngimi i duarve.

Madje, këtë kanë filluar ta praktikojnë shumë prej politikanëve, të cilët kanë takime me delegacione të ndryshme.

Një video po bën xhiron e rrjetit, ku shfaqet Princi Charles i cili bën reagimin epik kur i bie ndër mend se nuk duhet t’ua japë dorën askujt.

Ai pasi largon me shpejtësi dorën, e përfshëndet personin tjeter me “Namaste”, në një ngjarje që u mbajt të mërkurën në Londër.

Madje, në disa komente thuhet se indianët e kanë rekomanduar vite më parë këtë përshëndetje, por që tani ka hyrë në përdorim.

Për të parë reagimin origjinal të 71-vjeçarit, klikoni në videon e mëposhtme.