Samiti Kimë – GCC hap një epokë të re të marëdhënieve kino – arabe

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në një konferencë për mediat e vlerësoi shumë të suksesshëm pjesmarrjen e Kinës në Samitin e 1-rë Kinë-Shtetet Arabe dhe Samitin Kinë-GCC në Arabinë Saudite .Ai e përshkroi udhëtimin e kreut të shtetit kinez Xi Jinping në Lindjen e Mesme si veprimtarinë diplomatike më të madhe dhe të nivelit më të lartë të Kinës me botën arabe që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës.

Xi në fjalimin që mbajti në Samitin e 1-rë Kinë-Shtetet Arabe hodhi një vështrim në historinë mijëravjeçare të shkëmbimeve miqësore dypalëshe.
Presidenti kinez bëri thirrje që Kina dhe vendet arabe të krijojnë një bashkësi më të afërt me një të ardhme të përbashkët kino-arabe, duke qëndruar të pavarur dhe duke mbrojtur interesat e përbashkët të të dyja palëve, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe duke promovuar bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella, duke mbështetur paqen rajonale dhe duke u përpjekur për sigurinë e përbashkët, si edhe duke thelluar shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve për të rritur mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë.
Liderët që morën pjesë në samit thanë se marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve arabe dhe Kinës mbështeten në respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin e barabartë dhe përfitimet e përbashkëta.
Bota arabe u kushton vëmendje të madhe arritjeve të zhvillimit të Kinës dhe rolit të saj të rëndësishëm në botë. Thellimi i partneritetit strategjik arabo-kinez nxit arritjen e drejtësisë ndërkombëtare, ruajtjen e paqes dhe zhvillimit botëror dhe realizimin e aspiratave të përbashkëta të popujve të të dy palëve, vuri në dukje Wang.
Kina dhe shtetet arabe publikuan së bashku Deklaratën e Riadit të Samitit të 1-rë Kinë-Shtetet Arabe, në të cilën të dyja palët pranojnë të bëjnë përpjekje të gjithanshme për të ndërtuar një bashkësi me një të ardhme të përbashkët kino-arabe në epokën e re.
Samiti Kinë-GCC shënon herën e parë që liderët e Kinës dhe shteteve të GCC takohen.