“Për mua, si Përfaqësues i Lartë i BE-së, është padyshim një iniciativë e mirë”, deklaroi Borrell në Zagreb, ku do të diskutojë për përshkallëzimin e situatës në Idlib me ministrat e jashtëm të BE-së.
“Disa shtete anëtare e kanë propozuar atë dhe unë jam dakord që ajo të mbështetet”, shtoi ai.
Ideja e një zone pa fluturime u propozua nga Turqia, ndërkohë që kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje për një zonë sigurie për të mbrojtur civilët./ATSH