Zaev premton: Në katër vitet e ardhshme do të hapim 100 mijë vende pune

Ish kryeministri Zoran Zaev, njëherit kryetar i LSDM-së duke prezantuar programin ekonomik të partisë për zgjedhjet e ardhshme, ka premtuar se për katër vitet e ardhshme do t’i hapë 100 mijë vende pune, raporton TV21.

Ai tha se mbështetja për kompanitë vendore dhe ato të jashtme do të rritet. Sipas tij janë 600 milion euro për ndihmë të kompanive.

Deklaroi se në kohë rekorde dhe për numër rekord do të ulet papunësia dhe në kohë rekorde do të rritet paga, njëjtë ashtu siç bëri dy vitet e para.