Dua Lipa të shtunën do të performojë në Sidnej të Australisë, ndërsa tashmë ka filluar provat për atë paraqitje.
Ajo publikoi disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat shfaqet e veshur me një palë pantallona të bardhë dhe këmishë shumëngjyrëshe.
Këngëtarja dukej në formë të mirë, ndërsa u komplimentua nga ndjekësit për pamjen.
Kujtojmë se Dua Lipa aktualisht po shijon suksesin e këngës “Physical”, ndërsa shumë shpejt lanson albumin e ri.