Vitia: Edhe Kosova mund të jetë e rrezikuar nga koronavirusi

Edhe një person tjetër gjendet në Klinikën Infektive të SSHKUK-së duke u trajtuar me dyshimet për infektim me virusin kinez koronavirus.

Kështu tha sot ministri i Shëndetësisëi Kosovës, Arben Vitia, sipas të cilit, pacienti me këto dyshime u pranua mbrëmë në klinikë.

Ai ka thënë se pritet qe brenda dy orësh të dalin rezultatet për këtë rast. Ai bëri të ditur se rasti është i izoluar.

“Edhe sot e kemi një rast, i cili po pritet që brenda dy ose tri orësh nëse nuk gaboj që të dalë rezultati. Është një rast që ka hyrë në mënyrë të izoluar, është një rast që është në Karantinë, dhe është një rast që në asnjë rrethanë nuk ka hyrë në korridoret ku jemi tash”, tha Vitia.

Ai ka përmendur se edhe të shtunën kanë qenë edhe dy raste të cilat ishin me grip t ë zakonshëm, por meqenëse ishin në Itali, kanë ardhur me vetë dëshirë për të parë mostrat nëse janë të infektuar me koronavirus por rezultatet kanë dalë negative.

Këto deklarata ministri i bëri gjatë përurimit të laboratori i mikrobiologjisë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është një Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në vend, dhe natyrisht edhe Kosova është e rrezikuar nga koronavirus.

“Sa është e rrezikuar Kosova, natyrisht që është e rrezikuar, nuk është ky një problem që është I kufizuar vetëm në rajon të caktuara. Mundësia që të paraqiten këto raste edhe në Kosovë është evidente, po mendoj, mund të ndodhë. Mirëpo, është gjë e mirë, se ky plan strategjik ka filluar të hyjë menjëherë në veprim në koordinim ba shkë me SSHKUK-në, Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, dhe gjithë akterët tjerë. Jemi duke u përgatitur në çdo aspekt, që nëse veç paraqitet një rast me koronavirus në Kosovë të merren të gjitha masat e nevojshme”, tha Vitia.

Ministri i Shëndetësisë tha se aeroportin e Prishtinës ka staf shëndetësor, nuk duhet të ketë panik, nuk ka asnjë rast deri më tash me koronavirus.
Vitia këto komente Vitia i bëri në Klinikën Infektive të QKUK-së, gjatë përurimit të laboratorit të mikrobiologjisë, ndërtuar me fondet e projektit nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Ky projekt ka kushtuar rreth 250 mijë euro, donacion nga Italia.

Me këtë rast, Nicola Orlandi ambasadori i Italisë në Prishtinë tha se vendi i tij këto ditë është duke u përballur me sfida të sëmundjeve ngjitëse, por mbi të gjitha Italia do të jetë gjithmonë pranë partnerëve të saj, në këtë rast edhe Kosova.