Ministri pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i obliguar për diasporë, Edomond Ademi sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Podgoricë.
Sipas agjendës, në Podgoricë Ademi do të takoj ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanciq si dhe drejtorin e Drejtorisë për Diasporë, Predrag Mitroviq.
Sipas informacioneve nga ministria, biseda do të jetë e fokusuar në përforcimin e bashkëpunimit bilateral për çështjet lidhur me diasporën , si dhe këmbimi i mendimeve për përvojat e dy shteteve me UNESKO-n.
Në Podgoricë, Ademi do të takojë edhe përfaqësues të shoqatave të Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi.