Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për vendimin e djeshëm për rritje të pensioneve në vlerën e 100 eurove, duke thënë se me këtë rritje synohet ndihmesa e shtresave sociale me më se shumti nevojë.
“E dimë që jemi larg mirëqenies, por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë”, shkroi Kurti në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Këtë vit planifikojmë të fillojmë reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”, u shpreh tutje shefi i qeverisë.