Pamje nga sekuestrimi i veturave luksoze të ish-kryetarit të Shtërpcës

10 persona janë arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës në Komunën e Shtërpcës.

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit dhe disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë të firmave.

Ata po dyshohen për veprat penale: marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Pas arrestimit të tyre mësohet se janë sekuestruar edhe veturat e  ish kryetarit të Shtërpcës, Branislav Nikoliqit, një xhip dhe një BMW.

Aksioni është duke u zhvilluar ende.

Pamje nga sekuestrimi i veturave luksoze të ish-kryetarit të Shtërpcës