Sot me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev në Qeveri është mbajtur takim me përfaqësues të të gjitha partive politike të cilët e përbëjnë shumicën parlamentare në Kuvend.
Siç qëndron në kumtesën e Qeverisë të dërguar pas përfundimit të takimit, “të gjithë partnerët e shumicës parlamentare ishin të pranishëm në takim dhe kanë shprehur mbështetje për Qeverinë nga kjo shumicë parlamentare”.
“Shumica parlamentare është stabile dhe me përgjegjësi drejt ardhmërisë së shtetit dhe popullit. Bashkërisht u konstatua se Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të vendit nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se zgjedhje të tilla veçanërisht do ta fusnin vendin në krizë politike, ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë, por gjithashtu do t’i pengonin edhe proceset e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut. Partnerët e koalicionit nga shumica parlamentare janë njëzëri se Maqedonisë së Veriut i duhet Qeverisë që i duhen rezultate në interes të qytetarëve, veçanërisht në kohë të pandemisë dhe krizës energjetike, me kurs të qartë euro-atlantik të veprimit”, thuhet në kumtesë, transmeton TV21.