Humbja e Shkupit nga shumica parlamentare, na bën që të shpresojmë që prej nesër të fillojnë negociatat për qeverinë e re, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari teksa shpalli fitoren në komunën e Gostivarit.
“Shpresojmë se prej nesër do të fillojmë negociatat për qeverinë e re. LSDM dhe BDI nuk ka më kredibilitet”, tha Taravari, transmeton TV21.
Kujtojmë se nëse humbet shumica Shkupin, Zoran Zaev ka paralajmëruar dorëheqjen nga Qeveria, ndërkaq lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për TV21 tha se “është optimist për shumicë të re parlamentare”.