Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policia ka ndërhyrë në dy tubime politike gjatë ditës së djeshme.
Gjatë intervenimit janë arrestuar dy persona, pasi nën ndikimin a alkoolit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.
Rasti i parë është në fshatin Stajkovc të Shkupit.
“Më 05.10.2021 në ora 19.00 në fshatin Stajkovc të Shkupit, gjatë kohës së mbajtjes së tubimit të partisë policore, policët e SPB Shkup e kanë arrestuar S.M. (53) nga fshati Stajkovc për shkak se nën ndikimin e alkoolit ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe nuk ka respektuar urdhrin e policëve. Ai është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim.
Rasti i dytë ka ndodhur poashtu në Shkup, në rrugën “Dame Gruev”.
“Më 05.10.2021 në ora 20.00 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup gjatë kohës së mbajtjes së tubimit të partisë politike, policët e SPB Shkup e kanë arrestuar I.K.(63) nga Shkupi për shkak se nën ndikimin e alkoolit e ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe nuk ka respektuar urdhrat policore. Ai është arrestuar në stacion policore dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet më tej n njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.
Sa i takon fushatës parazgjedhore ka pasur edhe një denoncim. Fjala është për dëmtimin e disa pllakateve të një partie politike në Shkup.
“Më 06.10.2021 në ora 01.45 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” ka dëmtuar më shumë pllakate nga partia politike në lidhje me zgjedhjet lokale. Punohet në zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.