Një 60-vjeçar, në fshatin Bishan të Vlorës, ka qëlluar me çifte motrën e tij 66-vjeçare, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, raporton A2. Autori Seit Danaj është larguar në pyll dhe policia është në ndjekje të tij. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.
Kosovë-Shqipëri Vlorë, vëllai qëllon motrën me çifte



