Lajm Tv te shkolla “Faik Konica” në Prishtinë: Burri nuk voton asnjë parti, gruaja voton Vetëvendosjen! (Video)

Ekipi i gazetës Lajm ka vizituar vendvotimin 1903E në shkollën fillore Faik Konica në Prishtinë. Sipas anëtares së komisionit Zgjedhor, procesi në këtë vendvotim është zhvilluar pa kurrfarë problemesh. Vendvotimi është hapur në ora 7, ashtu siç parasheh ligji tha ajo.
Në mesin e votuesve që votuan në këtë shkollë, ishte edhe një çift nga Prishtina. Bashkëshorti deklaroi për Lajm Tv se nuk ka votuar fare, sepse nuk i beson asnjë partie, kurse bashkëshortja e tij nuk e fsheh para kamerave se ka votuar për Vetëvendosjen.
Përcilleni videon më poshtë: