Në kovid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 22 persona, gjithsej mjekohen 263

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 22 pacientë të rinj. Në kovid-qendrat në kryeqytet, për momentin mjekohen gjithsej 263 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19.

Në 24 orët e fundit, ka tetë pranime në klinikat interne prej të cilave në kovid-qendrën SPQ “8 Shtatori” ka pesë pacientë të rinj, ndërsa në Klinikën Infektive janë pranuar nëntë pacientë.

Gjatë ditës së djeshme në shtëpi janë lëshuar 15 pacientë të shëruar, informon sot Ministria e Shëndetësisë.

Për momentin në Kovid qendrën në Klinikën e lëkurës mjekohen 20 pacientë, në Klinikën për Neurologji 28 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 15 pacientë me simptoma të koronavirusit.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 79 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive qëndrojnë 89 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle ka 30 pacientë, në KGJA ka dy paciente.

Gjithsej 263 persona të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në spitalet e kryeqytetit. Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë informon se numri i pranimeve në ditët e fundit është stabil dhe në mëngjes deri në orën 08:00 ka pasur 93 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende plotësuese.