35-vjeçari Arben Asllani tani dy vite është i zhdukur. Familja ende nuk ka asnjë gjurmë ose informacion për të. Babai i tij Bekiri, pat thënë se nuk ka hasmëri me askënd dhe nuk ka ndonjë dyshim se kush ka mundur t’ia rrëmbej të birin. Por, dyshimet e tij ngjallen në autoritetet pse ato prej një viti nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje për hetimin.
Heshtjen e arsyetoj me një prapavijë jo të pëlqyeshme se ose e mbrojnë dikë ose ka edhe struktura të përziera të Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë situatë- pat thënë babai Bekir Asllani, në një vjetorin e zhdukjes së Arbenit.
Babai i dy fëmijëve, Arben Asllani, herën e fundit është parë në orën 9 të darkës më 23 Janari të vitit të kaluar, duke hipur në makinën e tij pasi që kishte dal nga banesa në lagjen Veri të Shkupit. Familjarët në shenjë proteste kanë dalë disa herë para institucionit ligjvënës dhe kanë kërkuar nga autoritetet e shtetit që të ndërmerren masa për gjetjen e djalit të tyre.
Më kanë thënë se do të punojmë duke marr hapa konkret që të zbardhet rasti. Madje zëvendësministri Nuhiu pati deklaruar se ka pamje nga kamerat e sigurisë, dhe janë duke u përpunuar kontaktet telefonike. Por nuk ka asgjë. Vetëm premtime ka por asgjë në vepër- tha Bekir Asllani.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, sot e kësaj dite thonë se janë duke hetuar në zbardhjen e rastit.
Në dyvjetorin e zhdukjes së Arbenit, me mesazh emocional e përkujtoi vëllau i tij, Faik Asllani.







