Protestuesit zhvendosen pranë Drejtorisë së Policisë Tiranës. Përshkallëzohet protesta. Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj turmës së protestuesve.



Ora 18:55 – Protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë

Protestuesit kanë dalë sërish në rrugë në ditën e pestë të protestave pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kaluan përpara Ministrisë së Brendshme. Në shenjë simbolike, disa prej protestuesve u shtrinë përtokë përpara hyrjes kryesore të Ministrisë së Brendshme.

Prej andej, turma e protestuesve u drejtua për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë.
Me parrulla në duar, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Deri tani nuk ka patur akte dhune dhe përplasje mes forcave policore dhe protestuesve. /tvklan.al




