Tetovë, bie vala e të infektuarve me Co vid

Situata në qytetin e Tetovës është duke u qetësuar sa i përket të infektuarve të shtruar në spital dhe numrit të vdekshmërisë. Koordinatori i Co vid qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini thotë se në spitalin e Tetovës ka rreth 40 të shtruar dhe se numri i atyre që lëshohen për të vazhduar me terapi është duke u rritur dhe kjo tregon se masat janë duke u respektuar nga qytetarët.

“Në spitalin e klinik të Tetovës gjatë javës së kaluar kemi pasur vetëm gjashtë raste të vdekjeve, ndërsa sa i përket pacientëve tek ne, ata që shtrihen kanë nevojë për një kohë më të gjatë të kurimit dhe ata janë mbi tre javë këti dhe numri është nga 35 deri në 42. Sot kemi disa pacientë që janë lëshuar në shtëpi pasi që një pjesë e tyre kanë nevojë për rehabilitim te Klinika e sëmundjeve të mushkërive”, tha Gëzim Nuredini – koordinator i C ovid-Qendrës – Tetovë.

Nuredini apelon që të mos konsumohet terapi pa konsultim me mjekët amë ose specialistët dhe për çdo simptomë do të duhet që fillimisht të konsultohen me mjekët amë dhe më pas të dërgohen në repartin për sëmundje infektive. Sidomos mosha më e thyer dhe ata që kanë sëmundje shoqëruese assesi nuk guxojnë të marrin terapi pa mos i bërë analizat e nevojshme.

“Nëse flasim për pacientë që janë në moshë e që kanë edhe sëmundje tjera, për ata është më vështirë. Rekomandohet ata që janë mbi moshën 65 vjeç patjetër të konsultohen me infektolog pasi që sëmundja është infektive dhe është e pa dëshiruar për klinikën dhe është mirë që në kohë të paraqiten pasi që e dini se edhe mjekësia nuk ka një përvojë të mirë edhe kur vijnë tek ne nuk duhet të shpejtohet me terapinë pasi që specialistët e shohin situatën me pasqyrë klinike radiologjike dhe me radhë, dhe këto janë ata që ne hasim në raste më të rënda, ndërsa mosha e re e ka më të lehtë”, theksoi Gëzim Nuredini – koordinator i Co vid-Qendrës – Tetovë.

Në qytetin e Tetovës dhe komunave përreth deri më tani ka 1000 raste aktive, ndërsa 155 kanë ndërruar jetë. Nga fillimi i pandemisë në këtë rajon janë infektuar mbi 3800 qytetarë. Ndërsa në spitalin e klinik të Tetovës ka rreth 55 shtretër për të infektuarit me Cov id.