Reperi Capital T është një nga emrat më të suksesshëm të estradës në vend.
Së fundi, i ftuar në një emision, artisti ka lënë pa fjalë të gjithë me ‘freestyle’, teksa fansat e kolegët e vlerësuan lart aftësinë e tij në këtë drejtim.
Reperi Stresi ndau në llogarinë e tij në Instagram një pjesë të ‘freestyle’ të Capitalit dhe shkruan “Se kjo pun o me tru Capital T, mbreti”.
Kujtojmë se Capital T së fundi u komentua shumë për një mosmarrëveshje me Ardian Bujupin, për të cilën u sqaruan përmes disa videove live në Instagram.