Kjo është Zana Kuqi nga Tetova.
Ajo jeton e vetëm në një konvikt të studentëve.
Jeta e sajë varet nga ndihmat që ja ofrojnë të afërmit dhe shoqatat humanitare.
Ajo tash e dy javë është duke jetuar vetë pasi edhe nëna u largua.
“Dy vite jetoj me qira. Unë më para kam jetuar me nënën, por ajo ka dy jave gjysme që ka ikur dhe ka shkuar ne vendin e vetë. Unë më para kam pasur edhe një operacion që e kam bërë dhe për fat të mirë më ka ndihmuar shoqata ‘Drita e zemrës’, është një vajzë me nënën e vetë. Më kanë ndihmuar jashtë mase dhe për shërimin tim janë kujdesur ata”, u shpreh Zana Kuqi.
Zana thotë se ka qenë e martuar, por tash është e divorcuar, ndërsa ndihmën e vetme e ka nga një shoqatë humanitare.
“Unë kam qenë e martuar dhe jam ndarë nga burri dhe kam jetuar me nënën deri para dy javësh e gjysme dhe unë isha jashtë dhe kur u ktheva ajo kishte ikur, ishte larguar dhe në vendin vetë dhe më la vetëm dhe nga jo ditë e deri më tani për mua kujdeset kjo shoqata Dita e zemrës”, tha Zana Kuqi.
Thotë se pa përkrahje është shumë e vështirë që të jetosh, e vetme në një dhomë studentore dhe pa asnjë të afërm.
Ajo ka dy fëmijë, por për shkak kushteve të këqija, ata jetojnë me babain.
Zana Kuqi: “Kam edhe dy fëmijë nga martesa, por për shkak të kushteve nuk mund që t’i mbaja. Ata për momentin janë tek babai i tyre”.
Sa është e vështirë të jetosh vetë?
Zana Kuqi: “Shumë është e vështirë kur nuk ke përkrahjen ndokujt është shumë vështirë”.
Si e kalon kohën?
Zana Kuqi: “Rri këtu vetëm , kur më thirr ndonjë shoqe shkoj”.
Merr ndonjë ndihmë nga shteti ?
Zana Kuqi: “Jo nuk marr asgjë, kam kërkuar por për shkak se nuk i kam fëmijët me vetë nuk marr as ndihme sociale”.
E lamë Zanën në këtë konvikt studentor të vetmuar dhe me mallin e fëmijëve të sajë.
Ndoshta ajo një ditë do të ketë banesën e saj, por deri atëherë o do pres, se kush do t’i troket në derë për t’i ofruar ndonjë kafshatë bukë.
Kontakt : 075 292 836