Spitali i Qytetit “8-Shtatori” përsëri do të shndërrohet në Kov id-qendër dhe tërë kapacitetet e saj do t’i vë në dispozicion pacientëve të sëmurë me KOV ID-19.
Siç shkruan NOVA, kjo do të bëhet me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pasi ndaloi të jetë Kov id-qendër spitali kishte në dispozicion vetëm një pjesë me 400 shtretër dhe kishte probleme për të gjetur shtretër të lirë.
Tani në funksion do të vendosen t gjithë kapacitetet, pra 400 shtretër të cilët nuk u shfrytëzuan në valën e parë të koronavirusit.
Spitali do të jetë në dispozicion deri në fund të krizës me koronavirus. /SHENJA/