Bebe Rexha sjell videon atraktive me fustanin e ngushtë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, mahniti me dukjen e saj gjatë pjesëmarrjes në AMAs.

Ajo ishte e veshur me një fustan i rrinte mjaft i hapur te pjesa e këmbës, por kishte një prerje edhe te pjesa e gjoksit.

31-vjeçares duket se i ka pëlqyer paraqitja, ashtu që e ka publikuar një video, në të cilën e ka xhiruar trupin me këtë fustan.

“Më pëlqen kjo video. Kaloni një ditë të mirë, ju dua”, ka shkruar Bebe në përshkrimin e xhirimit të publikuar në Instagram.

Shqiptarja e famshme është bashkuar me Doja Cat për të interpretuar këngën “Baby, I’m Jealous”, ndërsa e nisi interpretimin në një skenë që ishte rregulluar të dukej mjaft interesant./