Ambasada e Gjermanisë sot dhuroi një automjet të ri të ambulancës për spitalin Klinik të Shtipit që është kovid-qendër. Ambasadorja gjermane, Anke Holshtajn tha se theksi kryesor i Gjermanisë dhe vendeve të BE-së është në menaxhimin e pandemisë së Kov id-19 dhe pasojat e saj.
“Në Ballkanin Perëndimor kemi partnerë të cilët mund të mbështeten te ne në luftën kundër pandemisë. Gjermania deri më tani ka mbështetur rajonin me 13 milion euro, përveç që Bashkimi Evropian ndihmon me 3,3 miliardë euro ku Gjermania merr pjesë me gati një të tretën”, deklaroi Holshtajn.