Një pjesë e Shkupit sot pa ujë

Pa ujë sot nga ora 9:00 janë shfrytëzuesit e rrugës “Karl Hron” nr. 4a në Maxhari.

Siç ka njoftuar Qendra rajonale për menaxhim me kriza- Shkup, ndërperja është për shkak të defektit të gypit F-1 në rrugën “Karl Hron” nr. 4a.

Pa ujë sot nga ora 9:00 janë shfrytëzuesit e një pjese të lagjes Pripor (zona 1). Ndërprerja është për shkak të defektit rrugor F-100 mm në rrugën “Hristo Tararçev” nr. 42.

Pa ujë sot nga ora 9:00 janë shfrytëzuesit e rrugës 1 në fshatin Batincë (rruga për në manastirin Morkov). Ndërprerja është për shkak të defektit F-100 mm në rrugën 1 në Batincë.

Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë deri në riparimin e defektit.