Lideri rus, Vladimir Putin ka shfaqur sërish probleme me shëndetin. Gjatë një takimi të mbajtur një ditë më parë online, me krerët më të lartë të shtetit, lidhur me krizën ekonomike që ka shkaktuar Covid-19, Presidenti i Rusisë, shfaqet duke u kollitur gjatë mbajtjes së fjalës.
Presidenti rus, 68 vjeç, u përpoq të mbaronte fjalinë, por kolla e bëri gati të pamundur.
Videoja e publikuar u redaktua më vonë, në mënyrë që kolla e rënduar të mos dukej aq shumë e rëndë, shkruajnë mediat.
Ndërkohë agjencia shtetërore e lajmeve TASS pyeti Kremlin për shëndetin e Putinit dhe iu tha se ai ishte ‘absolutisht normal’.
“Presidenti kërkoi falje dhe vazhdoi takimin pothuajse pa ndalur,” tha agjencia. Putin po fliste me telefonatë me ministrin e tij të financave Anton Siluanov dhe zyrtarë të tjerë të lartë kur filloi kollitja. Ai shqiptoi ‘Më falni’ dhe në mënyrë të përsëritur ngrinte dorën e djathtë në gojë ndërsa përpiqej të vazhdonte.
Ndryshe nga udhëheqësit botërorë si Boris Johnson dhe Donald Trump, Putini besohet se deri më tani nuk është infektuar me COVID-19.
Në fillim të këtij muaji, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë pretendimet se Putini mund të tërhiqej në janar të 2021 nga detyra pas thashethemeve që ai kishte sëmundjen e Parkinsonit. ‘Është marrëzi absolute,’ tha Peskov. ‘Çdo gjë është në rregull me presidentin.’
Ai ka mbetur kryesisht i izoluar muajt e fundit pas një trembjeje në Prill kur ai ra në kontakt me mjekët e infektuar në një klinikë të Moskës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Shekulli”




