Pak ditë para lansimit të “Fjalët e nënës”, Capital T me dedikim prekës për të ëmën

Reperi i njohur shqiptar, Capital T të premtën lanson projektin e tij më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “Fjalët e nënës” dhe ia ka dedikuar nënës së tij.

Mirëpo pak ditë para publikimit të projektit, Capital T ka vendosur që t’ia dedikojë disa fjalë nënës së tij nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Ekziston një butësi në dashurinë e një nëne ndaj një djali që tejkalon të gjitha afektet e tjera të zemrës. Të dua nënë përgjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera Capital T.

“Fjalët e nënës” është pjesë e albumit të ri të Capital T, pjesa e dytë e të cilit u publikua e plotë më 1 tetor./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CHdrV4khEln/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading