95 vjeçari nga Turqia shërohet nga koronavirusi

Ismail Kirdar, i cili ishte duke qëndruar në një shtëpi pleqsh, u dërgua në spital për shkak të etheve të mëdha më 25 mars. Ai doli pozitiv për koronavirusin në spital.

Pasi mori trajtimin në spital ai doli i shëruar nga aty, transmeton AA.

“Xhaxhai Ismaili ka mposhtur koronavirusin” tha një nga personeli mjekësor, duke shtuar se “kjo duhet të jetë një shpresë për Turqinë”.

Kirdar do të qëndrojë edhe 14 ditë në karantinë në vendin e të afërmve të tij dhe gjendja e tij do të ekzaminohet nga stafi mjekësor.

Që nga e hëna në mbrëmje, Turqia ka raportuar më shumë se 30,200 raste me Covid-19 dhe numri i të vdekurve është 649.