9 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

9 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 6 qytetarë.

177 raste aktive janë gjithsej në vend. Ndërkohë që dje në vend ndërroi jetë në spitalin infektiv një 64-vjeçare, e cila vuante nga limfoma e trurit.