72 shkelje për mos-mbajtje të maskës në rajonin e Pollogut

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë për periudhën (21.07./22.07) për mos-mbajtje të maskave mbrojtëse, gjithsej për 72 persona janë përgatitur urdhra për kundërvajtje, sipas nenit 6 të Dekretin përkatës të Qeverisë, njoftoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Gjatë kësaj periudhe, për 36 persona janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle ndaj 840 personave me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve.