7 janari ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Dita e parë e krishtlindjeve – 7 janar (e premte), do të jetë ditë jo-pune të për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).

Siç njoftoi Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, e premtja ditë jo pune është shpallur në bazë të Ligjit për festa.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 21/98 dhe 18/07), 7 janar 2022 (e premte) , Krishtlindja, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ju uron Krishtlindjet qytetarëve të fesë ortodokse”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.