658 pacientë të shëruar nga virusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 1854 testime, ndërsa janë regjistruar 307 raste të reja me Covid-19, përcjell SHENJA.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 658 pacientë të shëruar.

Ndërkohë si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 14 persona.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend me Covid-19 që nga fillimi i epidemisë e deri më sot ka arritur në 90124. /SHENJA/