6 raste të tjera me koronavirus, në mesin e tyre dhe një 4-vjeçare

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur shifrat e fundit të të prekurve në vend nga koronavirusi. Sipas deri në orën 16:00 janë diagnostikuar edh 6 pacientë të rinj me koronavirus.
Në mesin e tyre është edhe një vajzë 4 vjeçare nga Shtipi që ishte infektuar në një kopsht fëmijësh në Angli. Familja është kthyer në në vend në 14 mars dhe ishte në izolim . Testi erdhi dje, dy ditë pasi vajza përjetoi simptomat e saj të para.
Ndërsa 3 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Dibër dhe janë bërë testime si pjesë e shqyrtimit. Një rast është regjistruar në Shkup, ka qenë në kontakt me të diagnostikuar më parë.
Ndërsa një rast i koronavirusit është konfirmuar edhe në Gostivar. Bëhet fjalë për një grua të kthyer nga Zvicra e cila ishte në izolim në shtëpi. Ajo ishte testuar vetëm, dhe një studim epidemiologjik tregoi se kishte kontakte me një pacient në Zvicër.
Aktualisht, 35 persona janë duke u testuar, dhe rezultatet do të shpallen në orët në vijim