Pas rreth shtatë orësh bisedimesh me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministrisë. Ndërkohë, zv.kryeministrja, Belinda Balluku, u largua më vonë nga godina e qeverisë.
Takimi mes numrit një dhe dy të ekzekutivit erdhi menjëherë pas bërjes publike të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin e Ballukut nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.




