55 të prekur me koronavirus po trajtohen në QKUK, një në gjendje kritike

Nga 763 persona të infektuar sa janë në tërë Kosovën, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar vetëm 55 pacientë që janë të prekur me koronavirus.

Sipas njoftimit 45 pacientë janë në gjendje stabile, nëntë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq një pacient është në gjendje kritike dhe është në mjekim intensiv e në ventilim mekanik.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Bazuar në raportin e Klinikës Infektive, të datës 27.04.2020, në klinikë janë të hospitalizuar gjithsej 57 raste.

Prej tyre, me Covid-19, janë gjithsej 55 raste.

Gjendja e pacientëve është si vijon:

45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik.

Raport i hartuar nga Dr Sadije Namani, specialiste-infektologe.