469 raste të reja dhe 13 viktima nga virusi

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 3.296 testime prej të cilave pozitive kanë rezultuar 469.

Në po të njëjtën periudhë, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë janë shëruar 375 pacientë, kurse betejën me virusin e kanë humbur 13 persona.

Raste aktive në vend janë 8.415./TV21