433 persona me Kovid-19 po trajtohen në spitalet në kryeqytet, shumica e tyre janë në mbështetje të oksigjenit

Në 24 orët e kaluara, 43 pacientë të rinj janë hospitalizuar në kovid-qendrat në Shkup për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 433 personave të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, ka pasur gjithsej 19 pranime në klinikat interne dhe një pacient u shtrua në spital në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive dhe TBC, tre në kovid-qendrën e Klinikës së Neurologjisë, një pacient në Klinikën e Dermatovenereologjisë, një pacient në repartin-kovid të Klinikës së Gastroenterohepatologjinë dhe gjashtë pacientë u pranuan në Klinikën e Nefrologjisë. Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” u pranuan pesë pacientë, ndërsa dhjetë pacientë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Aktualisht janë 24 pacientë që trajtohen në kovid-qendrën në Klinikën e Dermatologjisë, 38 në Klinikën e Neurologjisë, ndërsa në Institutin e TBC janë pranuar gjithsej 50 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë, mjekohen gjithsej 26 persona. Në SPQ “8 Shtatori” ka 79 pacientë, në Klinikën për Sëmundjet Infektive 163 pacientë, ndërsa te Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle ka 39 pacientë, nga të cilët 11 fëmijë dhe 28 të rritur.

Nga e diela, pacientët e dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 pranohen në kovid-qendrën e Klinikës për Nefrologji. Atje për momentin janë të akomoduar 14 pacientë dhe ka edhe 11 shtretër të lirë.

Gjithsej 433 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

Përkundër numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, mëngjesin e sotëm ka 20 vende të lira dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar, vendet shtesë të lirohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Në ditët në vijim, do të fillojë të punojë kovid-qendra e Klinikës për Otorinolaringologji. Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive të sapohapura kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit, thuhet në kumtesë.