4 viktima dhe 83 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka raportuar për 4 viktima dhe 83 raste të reja me koronavirus.

Viktimat janë dy 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një 75-vjeçar nga Durrësi dhe një 81-vjeçare nga Tirana.

Në Spitalin Infektiv janë të shtruar 72 pacientë, 8 pacientë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.