31 viktima nga Covid-19, më i riu një 18-vjeçar

256 raste të reja janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut nga realizimi i 2.778 testimeve.

Në po të njëjtën periudhë, janë shëruar 545 pacientë kurse kanë vdekur 31 persona.

Viktima më e re në moshë është një 18-vjeçar nga Gjevgjelia.

Raste aktive në vend janë 13.631./TV21