28 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, 28 persona nuk e kanë respektuar orën policore brenda 28 dhe 29 prillit, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej tyre, 21 janë arrestuar, ndërkaq ndaj të tjerëve është nisur procedurë.

Nga kjo Ministri gjithashtu njoftojnë se gjatë ditës së djeshme 65 personave u janë dhënë vendime për izolim, kurse 18 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim, ndërkaq nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës së izolimit.