25 viktima të reja nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 20 persona nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 janë regjistruar edhe 5 viktima të tjera, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 21.09.2021 deri 02.10.2021.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 393 raste të reja nga 2.974 testime të realizuara dhe janë shëruar 397 pacientë./TV21