22 vjet nga dita kur njësiti serb “Scorpions” më gjakëftohësi ekzekutoi 14 anëtarët e familjes Bogujevci e Duriqi

22 vjet nga dita kur njësiti serb “Scorpions” më gjakëftohësi ekzekutoi 14 anëtarët e familjes Bogujevci e Duriqi

Gazetar: Fidan Zejnullahu

Pikërisht në këtë vend, më 28 mars u ekzektuan anëtarë të dy familjeve Bogujevci dhe Duriqi.

Ata me dhunë u nxorën nga kjo shtëpi nga njësiti famëkeq serb, Shkorpjonët.

Me 28 mars të vitit 1999, këtu, 14 anëtarë të këtyre dy familjeve, shumica prej tyre gra e fëmijë, u vranë nga ky njësit serb.

Ata që shpëtuan, ishin të paktë.

Ndonëse e qëlluar me 16 plumba, vdekjes i shpëtoi, Saranda Bogujevci.

Kjo e fundit, asnjëherë nuk pushoi se denoncuari krimet ndaj familjes së saj dhe asaj Duriqi.

E 22 vjet më vonë, ishte pikërisht Saranda Bogujevci, që u kthye edhe një herë aty ku ndodhi e gjithë ngjarja.

Por këtë herë, në rolin e nënkryetarës së Kuvendit të Kosovës, shoqëroi krerët e shtetit tek memoriali i dy familjeve, Bogujevci e Duriqi.

E UD i presidentit, Glauk Konjufca, tha se vizita këtu, tregon se sa i shtrenjtë ishte cmimi që u pagua për lirinë e vendit.

I pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se mbi gjakun e këtyre dy familjeve, u vendosen themelet e shtetit të Kosovës.

Por, cili ishte motivi, që i shtyri forcat serbe me gjakëftohtësi t’i ekzekutonin 14 kosovarë në Podujevë?

video nga minuta 25:30.

Këtë e pati treguar vet njëri nga pjesëtarët e këtij grupi, disa vjet me vonë, në një interviste televizive.

Goran Stopariq, Njësia serbe anti-terrorizëm
“Sipas mendimit tim, motivi i vetëm i tyre ishte fakti se viktimat ishin shqiptarë… Ata do ti kishin vrarë edhe nëse viktimat do të ishin boshnjakë apo kroatë. Por është e qartë se këta persona u vranë pasi nuk ishin serbë.”

Ndërkohë, njëri nga kryesit e këtij krimi, Sasha Cvetjan, ishte liruar pas 16 vjetve burgim nga Gjykata e Lartë në Beograd, me arsye u soll mirë. Por, ajo që dihet tani është se Cvjetjan me shokë, nuk kishte sjelle të mirë, kur pamërshirshëm shtiu drejt dy familjeve të pambrojtura në Podujevë