22.538 raste aktive me Co vid-19, rritet numri i pacientëve të shëruar

Numri i rasteve aktive të Ko vid-19 në vend është 22538. Prej tyre në Shkup janë 10852, në Prilep, Tetovë dhe Gostivar janë mbi 1000, në Kumanovë – 900. Në pothuajse të gjitha qytetet e tjera ka numër treshifror të rasteve aktive. Rritet numri i pacientëve të shëruar, por nuk zvogëlohet numri i të vdekurve nga Ko vid-19.

Sipas të dhënave të raportit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 984 raste të reja me Kovid-19, 24 kanë vdekur dhe 631 pacientë janë shëruar.

Në qendrat e kovidit në spitalet e vendit po mjekohen 881 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me virusin ko rona, prej të cilëve 445 janë në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, deklaroi dje se nuk ka medikament specifik dhe të veçantë për Ko vid-19 dhe se po bëhet një kombinim i terapive ekzistuese për disa sëmundje të tjera ose simptomat e dhëna nga kjo sëmundje. Apelon tek çdo pacient në konsultim me mjekun amë ose gjatë trajtimit në spital vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut ta marrë terapinë e duhur.

“Ne duhet ta dimë dhe qytetarët duhet ta dinë që ekziston një gamë e gjerë e simptomave me të cilat kjo sëmundje mund të shfaqet. Askush nuk duhet të kërkojë medikamente që nuk janë dëshmuar se ndihmojnë në trajtimin e Kovid-19. Akoma në botë ekziston një numër i madh studimesh klinike të cilat janë në fazë të studimit të medikamenteve”, tha Filipçe dhe theksoi se nuk është dëshmuar se medikamentet “remedisivir” dhe “favira” ndihmojnë në mënyrë specifike për Ko vid-19.

Ai theksoi se këto janë medikamente që janë provuar se ndihmojnë në disa sëmundje të tjera dhe shtoi se medikamente që nuk ndihmojnë për një diagnozë specifike nuk mund të përshkruhen.

“Ekziston një protokoll i unifikuar për mjekët për të trajtuar pacientët me Kovid-19 dhe ai protokoll u është treguar disa herë. Por cili është thelbi dhe kur thuhet se nuk ka një protokoll të unifikuar, i referohet faktit se nuk ka një trajtim të vetëm për këtë sëmundje, sepse nuk ka një formë të vetme të sëmundjes. Ka kaq shumë forma të ndryshme klinike saqë secila formë klinike kërkon një qasje të ndryshme, trajtim, dozim të të njëjtave barna që konsiderohen për shfaqjen e duhur dhe në atë kuptim është kështu kudo në botë. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që kanë simptomat më të vogla dhe për çdo hap në lidhje me diagnozën për trajtim të konsultoheni me një mjek”, tha Filipçe.

Ai theksoi se epidemia është ende shumë e fortë dhe ka shumë të infektuar.

“Ne po përballemi me një periudhë të mbledhjeve dhe festave familjare. Unë apeloj dhe kërkoj nga të gjithë ne që të përmbahemi nga festimet dhe tubimet. Unë jam i sigurt që vitin e ardhshëm Viti i Ri dhe të gjitha festat e tjera do të festohen siç ishte më parë, por këtë vit të gjithë duhet të respektojmë masat dhe të mos grupohemi sepse është mënyra më efektive për të parandaluar rrugën e infeksionit”, shtoi Filipçe.

Në ndërkohë, në Gjevgjeli ka filluar instalimi i spitalit modular dhe gjatë javës tjetër do të fillojë instalimi i objekteve në Strumicë, Kumanovë, Strugë dhe Kërçovë. Në të gjitha komunat e tjera në 16 lokacione, projekti për vendosjen e spitaleve modulare po zbatohet në të njëjtën kohë, informon Ministria e Shëndetësisë.